15 prill, 2018 – Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 27-të në Vala Superligë. Drita ka vazhduar serinë e fitoreve, duke e mposhtur Vllazninë, me rezultat 2:0. Me këtë fitore skuadra gjilanase ka rikthyer epërsinë e tri pikëve ndaj Prishtinës dhe tani kryeson e vetme me 53 pikë. Dritën e kaloi në epërsi Fidan Gërbeshi, me golin e shënuar nga penalltia në minutën e 18-të. Ndërkohë, epërsinë në 2:0 e shtoi Drilon Musaj, në minutën e 40-të. Fitore para tifozëve të vet ka realizuar edhe Trepçëa’89, që e ka mposhtur Vëllaznimin, me rezultat bindës 3:0. Golat për skuadrën mitrovicase i shënuan Oto John (36’, 77’) dhe Lladrovci (69’).