9 dhjetor, 2020 – Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 17-të në Superligë. Skuadra kampione në fuqi dhe kryesuese e renditjes, Drita ka shënuar fitore si mysafire në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj në duel me Drenicën, me rezultat bindës 3:0. Golat për Dritën i realizuan Almir Ajzeraj 45+1’, Fidan Gërbeshi 48′(pen) dhe Betim Haxhimusa 90′. Pas kësaj fitoreje Drita e ruan pozitën e parë me 39 pikë. Fitore si mysafire dhe me rezultat identik ka shënuar edhe Prishtina, që e ka mposhtur Gjilanin me golat e Ylber Kastratit 41’ (autogol), Leutrim Kryeziut 45’ dhe Sabien Lilajt 86′(pen). Kjo fitore ia mundëson Prishtinës ngjitjen në pozitën e tretë me 28 pikë, derisa Gjilani bie në pozitën e pestë me 23 pikë. Ndërkohë, Feronikeli ka shënuar fitore në shtëpi në përballje me skuadrën e fundit në renditje, Besën, me rezultat 3:0.