liga10Skuadra e Dritës ka shënuar fitore në ndeshjen kundër Llamkos Kosovës, me rezultat bindës 3:0. Ndeshja e zhvilluar, të premten, në stadiumin “Ismet Shabani” në Ferizaj, e hapi javën e 10-të në Raiffeisen Superligë, e cila do të vijoi me ndeshjen e nesërme në kryeqytet ndërmjet Prishtinës dhe Besës.  Gjilanasit e nisën shumë mirë ndeshjen dhe qysh në minutën e 4-t kaluan në epërsi, me golin e realizuar nga Florim Berisha. Epërsinë në 2:0 e shtoi Shqipërim Kelmendi, në minutën e 28-të. Në vazhdim të ndeshjes vushtrriasit ishin më dominues në lojë, por nuk arritën dot ta çojnë topin në rrjetën e portës së Artan Latifit. Ndërkaq, atë që nuk arritën të bëjnë futbollistët e Llamkos Kosovës, arritën ta bëjnë sërish gjilanasit në kohën shtesë, kur Granit Aliu vendosi rezultatin përfundimtar, 3:0. Pas kësaj fitoreje, Drita, së paku përkohësisht, është ngjitur në pozitën e 5-të, me 13 pikë, derisa Llamkosi mbetet në pozitën e parë me 18 pikë, por mund të zbresë nga froni, të dielën, në rast të fitores së Hysit ose Ferizajt.