Menjëherë pas rizgjedhjes së Fadil Vokrrit në krye të FFK, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka përshëndëtur në emër të institucionit që drejton zhvillimet e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore në Prishtinë. Duke e konsideruar zhvillimin e futbollit kosovar, si dhe ndërtimin e strukturave të qëndrueshme të tij si një priritet të strategjisë së përbashkët të bashkëpunimit, Duka ka garantuar mbështetjen e pakufijhshme dhe të sinqertë dhe Vëllazërorë nga ana e FSHF për futbollin kosovar. Presidenti i organizmit qeverisës së futbollit shqiptar e ka vlerësuar Asamblenë në Prishtinë si një tjertër konfirmim të FFK si një Federatë e denjë për të hyrë në FRifa dhe Uefa. Bashkë me urimin në drejtim të Vokrrit për rizgjedhjen, Duka ka vlerësuar se ky do të jetë një vit i vecantë për futbollin e Kosovës duke uruar që shumë shpejt Federata e Kosovës të anëtarësohet në Fifa dhe Uefa cka do të ishte një festë për të gjithë shqiptarët.