15 mars, 2022 – Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, pas Asamblesë Zgjedhore, ku u rikonfirmua në krye të futbollit shqiptar edhe për një mandat të ri katërvjeçar, ka shtruar drekë për delegacionin e UEFA-s dhe delegacionin e FFK-së. Të pranishëm në këtë drekë krahas presidentit Agim Ademi dhe nënkryetarit Bakir Burri, ishin edhe zëvendëspresidenti i UEFA-së, Zbigniew Boniek, zv/drejtori i Federatave Kombëtare në UEFA, Thierry Favre dhe zyrtarët e tjerë të UEFA-s e FIFA-s, Luca Nicola dhe Sofia Malizia. Pjesëmarrësit e kësaj dreke edhe një herë e uruan presidentin Duka për punën e bërë ndër vite në krye të futbollit shqiptar, duke i dëshiruar shumë suksese tjera në të ardhmen.