21 maj, 2021 – Skuadra e Dukagjinit do të luajë në ndeshjen finale të barazhit për hyrje në elitën e futbollit tonë, me skuadrën që do të përfundojë në pozitën e 8-të në Superligë. Në fakt, skuadra e drejtuar nga Armend Dallku, të premten, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas e ka mundur Flamurtarin, në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë, me rezultat 2:1. Golat për Dukagjinin i shënuan Fatlum Gashi, në minutën e 22-të dhe Labinot Osmani, në minutën e 71-të, derisa golin e vetëm për kuqezinjtë e kryeqytetit e realizoi Bashkim Shala, në minutën e 83-të.