28 nëntor, 2023 – Dukagjini ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit të javës së 15-të në Albi Mall Superligë kundër Fushë Kosovës, me rezultat bindës 3:0. Kjo ndeshje e paraparë të zhvillohej në fundjavë u shty për shkak të reshjeve të borës, teksa të martën u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan. Skuadra e drejtuar nga Armend Dallku e dominoi ndeshjen që nga fillimi dhe si rrjedhojë realizoi tre gola. Rezultati u zhbllokua në minutën e 17-të, me golin e Blerind Morinës. Epërsinë në 2:0 e shtoi Bujar Shabani në minutën e 49-të, derisa rezultatin e vulosi Altin Merlaku, në minutën e 82-të. Pas kësaj fitoreje Dukagjini mbetet në pozitën e gjashtë, me 20 pikë.