8 tetor, 2022 – Skuadra e Dukagjinit ka shënuar fitoren e dytë radhazi, teksa e ka mundur Prishtinën, në kuadër të javës së 10-të në Albi Mall Superligë. Ndeshja e zhvilluar, të shtunën në mbrëmje, në stadiumin “Fadil Vokrri”, është mbyllur me rezultat 1:0, në dobi të skuadrës nga Klina, e cila deri para kësaj jave ishte në pozitën e fundit në renditje. Golin e vetëm të kësaj ndeshjeje e realizoi Iljasa Zylfiu, në minutën e 17-të. Prishtina arriti të gjejë golin në minutën e 38-të, por goli i Leotrim Kryeziut doli të jetë i pavlefshëm pas ndërhyrjes së VAR-it për shkak të pozitës jashtëloje. Në minutat shtesë Dukagjini pati rast për ta shtuar epërsinë, por gjuajtjen e Basriut nga penalltia e priti portieri Ardit Nika. Me këtë fitore, Dukagjini arrin në kuotën e tetë pikëve pas dhjetë ndeshjeve të zhvilluara, kurse Prishtina mbetet me 12 pikë.