26 korrik, 2018 – Presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi, të shtunën, në orën 11:00, do t’i presë në zyrën e tij dy zëvendëspresidentët e Federatës së Futbollit të Gjermanisë, z. Rainer Koch dhe z. Rainer Milkoreit. Dy zyrtarët e lartë të DFB-së do të qëndrojnë në vizitë tri ditore në Kosovë, ku do të jenë në mesin e mysafirëve special në hapjen e stadiumit “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Agjenda e vizitës së zëvendëspresidentëve të DFB-së
27.07.2018
Në orën 22:45 – Pritja për delegacionin e DFB-së në VIP Area në aeroportin “Adem Jashari”
28.08.2018
Në orën 11:00 – Pritja për delegacionin e DFB-së në FFK nga presidenti Agim Ademi dhe KE i FFK-së
Në orën 12:00 – Homazhe tek varri i presidentit Fadil Vokrri
Në orën 20:00 – Hapja e stadiumit “Fadil Vokrri”
29.08.2018
Takim me ish-presidenten Atifete Jahjaga
Takim në Prizren me ministrin e sportit, Kujtim Gashi