14 qershor, 2022 – Pas skuadrës kampione, Ballkanit, edhe tri skuadrat e tjera që do të na përfaqësojnë në Evropë, Drita, Gjilani dhe Llapi i kanë mësuar kundërshtarët e fazës së parë kualifikuese në Ligën e Konferencës. Shorti i hedhur në selinë e UEFA-s në Nyon e ka vendosur Dritën përballë skuadrës nga Finlanda, Inter Turku, teksa Gjilani do të luajë me skuadrën letone, Liepajan. Ndërkaq, fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi do të luajë me skuadrën e njohur malazeze, Buduçnosti nga Podgorica. Të tri skuadrat kosovare ndeshjet e para do t’i luajnë si mysafire, më 7 korrik, derisa ato të kthimit një javë më vonë.