2 mars, 2018 – Krejt një pasqyrë ndryshe e ndeshjes së Kombëtares A në ballafaqim me Kombëtaren e Ukrainës, kundrejt asaj me Francën B. Duket se humbja nga Franca B, vajzat e Kombëtares A nuk i kishte dekurajuar, përkundrazi i kishte kthjellur e mbi të gjitha i ishte mobilizuar dhe motivuar më shumë në ndeshjen kundër Ukrainës edhe pse humbën me rezultat 2:0. Krijuan raste shënim, pati aksione dhe bashkëveprime të mira dhe vetëm mungonte konkretizimi. Portierja Besarta Leci dhe mbrojtësja e Fjolla Shala ishin një kështjellë e fortë që shpëtuan shumë raste shënimi nga ana e ukrainaseve, që kishin gjatësi e shpejtësi për të ndërtuar aksione të rrufeshme e dorën në zemër edhe përvojë që në momente provokonin ndërhyrje edhe të paqena, por që futbollistet tona ndëshkoheshin me kartonë të verdhë gjë që nuk përkonin as me realitetin as me brutalitetin. Si do qoftë, nga kjo ndeshje me gjithë humbjen vashat tona dolën kryelartë dhe kjo do të jetë një nxitje për ndeshjet e radhës me Kazakistanin që zhvillohet më 4 mars. Pas ndeshjes ja se çka deklaruan nga taborri i Kombëtares sonë.
Afërditë Fazlija , përzgjedhëse
Mendojnë se sot treguam një lojë më të mirë. Luajtëm me sistemin 4-4-2 duke pasur parasysh se kishim një kundërshtar të fortë. Kemi nxjerrë disa mësime nga ndeshja e parë. Në situata të caktuar ishim të barabartë. Golin e  dytë e morëm rast që mund të ndodhë dhe duhet veçuar portieren Besarta Leci dhe angazhimi i pakompromis në mbrojtje i Fjolla Shalës, ndonëse në përgjithësi ekipi si kolektiv ka funksionuar mirë. Ndaj, loja që treguan sot vajzat me jep shpresë me besuar për ndeshjet tjera. Kemi pozicione që e ende duhet të mendohet se si të mbulohen. Mendojë se me këtë strukturë të vajzave shpresojë dhe besojë se do ta bëjmë një  ekip solid.
 
 
 
Ilirjana Vllasaliu, futbolliste
Ishte një ndeshje e mirë.  Mendojë se në disa raste nuk arritëm të gjendemi ashtu siç duhet. Ishim më të mira se në ndeshjen kundër Francës, por jo mjaftueshëm sa të kemi rezultat pozitiv, por, shpresojë se në ndeshjen  tjetër do të jemi më të mira.
 
 
 
 
 
Fjolla Shala, futbolliste
Nuk ishte ndeshje aspak e lehtë. Nuk kishim shumë të fokusuara. Ne pranuam dy gola duke mos qenë në nivelin e duhur. Nuk reaguam siç duhet dhe këtë e ka futbolli, ndëshkohesh nga pakujdesia dhe jo pse rasti ishte i qind për qind.
 
 
 
 
 
 
Liridona Syla, futbolliste
Luajtëm mirë me shumë entuziazëm dhe angazhim, por pësuam dy gola që mbase me një angazhim dhe vëmendje më të shtuar kemi mundur të evitojmë. Na mungoi konkretizimi, por shpresojë në ndeshjet tjera,
 
 
 
 
 
 Kosova – Ukraina 0:2  (0:2)
Stadiumi Starlight Side
Shikues disa qindra.
Gjyqtarë: I. Bosca, E. Arnaut e A, Sajin
Shënues: Apavashchenko (33) e Kravetes (45+2) për UKr.
K.V. Kastrati, Ejupi, Limani, Shala të Kos. e Autoushechenko e Apavashchenko të UK.
Kosova: Leci, F. Shala, Vllasaliu, Syla, Biçkaj(Reçica), B. Shala(V. Berisha), Jakupi(Rexha), Limani, Kryeziu, Kastrati(Bajra-), Ejupi(G. Berisha).
Ukraina:  Zavarych, Ivanyshyn, Kravates, Vasyliuk, Shmatko(Basanska) Antoshchenko,  Apavashchenko, Kochinieva(Khavanska), Piatel(Shevchuk), Ovideshchuk, Katarina(Kozyerenko).