trepca11Pas Feronikelit, mbetjen në elitën e futbollit kosovar nëpërmjet barazhit e ka siguruar edhe Trepça. Kjo e fundit, të mërkurën, në stadiumin e kryeqytetit e ka mposhtur Llapin, me rezultat 2:1. Kjo ndeshje zgjoi interesim të madh, sidomos të tifozerisë llapjane, e cila shpresonte për rikthim në elitë pas 10 vjetësh. Megjithatë, futbollistët e Trepçës u treguan më të mirë dhe fituan në saje të përvojës më të madhe. Të parët kaluan në epërsi mitrovicasit me golin e Jusuf Sejdiut. Por pak minuta pa përfunduar pjesa e parë llapjanët barazuan rezultat në 1:1 me golin e Hamdi Namanit. Megjithatë, fitoren ekipit nga Mitrovica ia siguroi Shpëtim Babaj me golin e shënuar nga gjuajtja e lirë.