trepca89-feronikeli48 korrik, 2016 – Komiteti Ekzekutiv i FFK-së nën drejtimin e Fadil Vokrrit, kryetar, ka mbajtur sot mbledhjen e vet të rregullt ku bisedoi për shumë çështje. KE debatoi për përgatitjet për kampionatin e ri. Kështu që edicioni i ri i garave 2016/2017 fillon më 20 gusht, ndërsa më 13 gusht do të zhvillohet ndeshja e Superkupës së Kosovës ndërmjet Feronikelit si kampion dhe FC”Prishtina” si fituese e Kupës së Kosovës. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë në orën 17.00. KE bisedoi edhe për riorganizimin dhe ristrukturimin e FFK-së në pajtim me Rregulloret dhe standardet e UEFA-s dhe FIFA. Në këtë drejtim u debatua edhe për sistemin e pagesave sipas sektorëve. Po ashtu KE kërkon nga të gjitha organet relevante të FFK-së që të shtojnë angazhimin e tyre në edicionin e ri në zbatim të Akteve normative të FFK-së.