14 gusht, 2017 – Ndeshja ndërmjet skuadrës kampione, Trepçës’89 dhe skuadrës së rikthyer në elitë, Flamurtarit, do ta çelë perden e edicionit të ri në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Kjo sfidë do të zhvillohet të premten, në orën 17:00, në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Ndërkohë, dy ndeshje do të zhvillohen të shtunën, derisa tri të tjera të dielën.
 
Orari i javës së parë
E premte
Trepça’89 – Flamurtari
E shtunë
Feronikeli – Vllaznia
Llapi – Drenica
E diel
Gjilani – Besa
Vëllaznimi – Liria
Drenas: Prishtina – Drita
Ndeshjet fillojnë në orën 17:00.