15 qershor, 2024 – Edicioni i ri garues në futbollin e Kosovës, 2024/25 do të nisë më 10 gusht. Do të jenë pikërisht skuadrat elitare të AlbiMall Superligës që do ta hapin perden e edicionit të ri. Menjëherë më pas do të nisin garat në Bon Voyage Superligën U21, në mesjavën e 14 gushtit, derisa kampionati në Raiffeisen Ligën e Parë do të startojë më 17 gusht.