10 prill, 2022 – Edon Zhegrova ka shënuar supergol, të dielën, në kampionatin francez, Ligue 1. Ylli dardan realizoi gol me një gjuajtje të fortë nga distanca në minutën e 74-t, duke ia siguruar barazimin skuadrës së tij, Lille në përballje me Angers. Ky ishte goli i dytë për Zhegrovën në skuadrën franceze pas transferimit nga Bazeli. Sulmuesi anësor i Kombëtares së Kosovës u inkuadrua në lojë në minutën e 67-të, duke rezultuar përcaktues për skuadrën e tij. Pas 31 ndeshjeve Lille mban pozitën e shtatë në renditje me 48 pikë.