15 maj, 2021 – Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka shënuar një gol të bukur në fitoren që skuadra e tij Basel e ka realizuar në shtëpi kundër Zurichut në kuadër të xhiros së 35-të të Superligës zvicerane, me rezultat bindës 4:0. Anësori i djathtë i Dardanëve realizoi golin e dytë në këtë ndeshje, në minutën e 30-të, nga brendësia e zonës me një gjuajtje të fortë, teksa asistoi tek goli i tretë për Pajtim Kasamin. Për Zhegrovën ky ishte goli i pestë në këtë edicion te Baseli. Për paraqitjen e sotme Edoni ishte njëri nga më të vlerësuarit e kësaj ndeshjeje nga faqja e specializuar e statistikave “SofaScore”, me notën 8.3.