14 shkurt, 2020 – Federata e Futbollit e Kosovës organizon një kurs për analizim të ndeshjeve dhe të performancës.
Kursi do të zgjasë 30 ditë të plota kalendarike dhe gjithashtu kërkohet që t’i bashkëngjiteni një skuadre gjatë kursit.
Kursi do të mbahet në datat vijuese:
– 18-22 mars 2020 (faza 1)
– 22-24 prill 2020 (faza 2)
– 27-31 maj 2020 (faza 3)
– 26-30 gusht 2020 (faza 4)
– 7-9 tetor 2020 (faza 5)
– 4-8 nëntor 2020 (faza 6)
– 11-13 nëntor 2020 (faza 7, përfshirë provimet)
Ndër temat e tjera, kursi do të përfshijë teori dhe praktikë si vijon:
– Njohuri themelore të futbollit dhe performanca në futboll
– Brendësia e lojës nga aspekti teknik dhe taktik
– Identifikimi dhe zbulimi i talenteve
– Testimi motorik sportiv
– Analiza e ndeshjes dhe stërvitjes
– Analizimi i të dhënave të ndeshjes dhe vendosja e tyre në kontekstin e lojës
Kriteret e hyrjes:
– Kuptimi tekniko-taktik i lojës
– Njohja e gjuhëve shqipe dhe angleze
– Njohuri kompjuterike
– Vullneti për t’i kushtuar vëmendje hollësive dhe për të punuar me teknologji të re
– Dëshira e madhe për të mësuar
Kursi është një aktivitet 8-mujor kompakt dhe me intensitet të lartë. Zakonisht kërkon 2-3 vjet arsimim në nivele të ndryshme.
Edukimi në analizim të ndeshjes dhe performancës nuk është kurs trajnimi, por aplikantët që kanë licencë të UEFA-s/FFK-së mund të konsiderohen të favorshme. Analistët e ndeshjes dhe performancës janë staf teknik i rëndësishëm për ekipe të nivelit të lartë në një klub ose në një organizatë futbolli.
FFK do të sigurojë për secilin pjesëmarrës një program të analizimit të ndeshjes. Prandaj, secili pjesëmarrës duhet të ketë një llaptop sipas kërkesave të sistemit të softverit.
Kursi do të përfundojë me provime dhe vlerësim. Trajnerët që kalojnë me sukses provimet do të marrin Certifikatën e Analistit të Performancës të FFK-së të Nivelit A.
Tarifa e kursit është 700 euro për person.
Personat e interesuar kërkohet të aplikojnë nëpërmjet internetit ose të paraqesin dokumentet e nevojshme (shiko shtojcën) deri më 29 shkurt 2020 në adresën:
Sanije Krasniqi
sanijekrasniqi@ffk-kosova.com
Numri maksimal është 24 pjesëmarrës që do të pranohen në kurs. Aplikimet me vonesë ose aplikacionet jo të plota nuk do të merren në konsideratë.
Shtojcë:
Kriteret për pjesëmarrje:
- Aplikacionet dhe formularët e regjistrimit të FFK-së të plotësuara (shiko dokumentin më poshtë)
- Dy foto ( dimensionet e pasaportës)
- Çertifikata shëndetësore( jo më e vjetër se gjashtë muaj)
- Dëshmi që ai/ajo nuk është dënuar dhe nuk është nën hetime për ndonjë vepër penale
- Dëshmi mbi edukimin (së paku diploma e shkollës së mesme)
- Minimumi i moshës së kandidatit duhet të jetë 18 vjet.Aplikacioni (kliko për ta shkarkuar)