22 mars, 2017 – Ekspedita e Përfaqësueses U21, është nisur sot në orët e hershme të mëngjesit drejt Dublinit, ku të shtunën do ta zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2019 kundër Irlandës. Ekspeditës së Përfaqësueses U21 po i prijnë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Xhelal Broja dhe Bakir Burri, derisa përzgjedhësi Rafet Prekazi me ndihmësit Erdogan Celina dhe Naser Prapashtica, ka në dispozicion 21 futbollistë.