16 korrik, 2021 – Një tjetër futbollist i Kombëtares së Kosovës do të luajë në kampionatin elitar francez. Është ky sulmuesi 28-vjeçar dardan, Elbasan Rashani, i cili sot është prezantuar te klubi i promovuar në Ligue1, Clermont Foot 63.

Rashani ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin francez, derisa është transferuar si lojtar i lirë, pasi kishte shkëputur kontratën me klubin turk, Erzurumspor, pasi kjo skuadër nuk arriti të mbijetojë në elitë.

Rashani gjatë karrierës ka luajtur edhe për klubet si Odd, Brondby e Rosenborg, derisa pjesë e Kombëtares dardane është që nga viti 2015, ku është paraqitur në 18 ndeshje dhe ka realizuar katër gola.

Elbasanit i dëshirojmë ambientim të mirë te skuadra e re dhe suksese në kampionatin francez.