16 shkurt, 2020 – Projekti “Elite Youth Development Programme U15” ka vazhduar këtë të diele me vlerësimin e dytë të talenteve në regjionin e Pejës. Sërish kanë qenë mbi 40 talente që para trajnerëve të këtij projekti kanë treguar cilësitë e tyre, me dëshirën e flaktë për të qenë pjesë e vazhdimësisë së këtij programi, i cili në fazat e ardhshme do t’i mbledhë më të mirët nga secili regjion në grumbullime treditore. Përgjegjësi i projektit, Edmond Rugova është shprehur i lumtur me atë çfarë kanë treguar talentet e regjionit të Pejës, teksa ka inkurajuar ata që të vazhdojnë të punojnë me seriozitet për ta realizuar ëndrrën e tyre në të ardhmen.