15 shkurt, 2020 – Fundjavën e kaluar me grumbullimet në Prishtinë dhe Ferizaj ka nisur faza e dytë e projektit “Elite Youth Development Programme U15” për vlerësimin dhe përzgjedhjen e talenteve nëpër regjione. Ndërkohë, sot, ky proces ka vazhduar me grumbullimin e dytë në Mitrovicë, ku 56 talente nga shkollat dhe klubet e futbollit nga regjioni i Mitrovicës kanë shfaqur talentin dhe shkathtësitë e tyre në futboll para trajnerëve që janë pjesë e këtij programi njëvjeçar.