29 shkurt, 2020 – Mbi 50 talente nga rrethi i Anamoravës janë mbledhur për herë të dytë në Pozheran në kuadër të vlerësimit për përzgjedhjen e më të mirëve në projektin “Elite Youth Development Programm U15”. Përgjegjësit e këtij projekti Edmond Rugova dhe Michael Nees gjatë hartimit të planprogramit të këtij projekti kanë paraparë që në secilin regjion të mbahen nga dy grumbullime masive të përzgjedhjes, derisa më pas në bazë të vlerësimit të trajnerëve pjesëmarrës tutje në fazat e tjera të projektit të kalojnë më meritorët. Kësisoj, edhe në grumbullimin e sotëm futbollistët e rinj të Regjionit të Gjilanit kanë shfaqur talentin dhe vlerat e tyre para trajnerëve vlerësues, ku disa prej tyre kanë dëshmuar se kanë potencial për të ardhme të ndritur. Nga afër paraqitjen e këtyre talenteve e ka ndjekur edhe kryetari i Shoqatës së Trajnerëve, njëherësh trajneri i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti, i cili është ndarë i kënaqur me atë çfarë kanë treguar njomakët e këtij regjioni, teksa përgëzuar edhe përgjegjësit dhe stafin e këtij projekti për punën voluminoze.