31 gusht, 2018 – Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike emëroren e futbollistëve të cilët i ka ftuar për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Azerbajxhanit, më 7 shtator në Baku dhe kundër Ishujve Faroe, më 10 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Grumbullimi i futbollistëve do të nisë të hënën më 3 shtator në hotel “Emerald”, derisa dy stërvitje do të mbahen në Kosovë para udhëtimit në Baku.
Orari i stërvitjeve
4 shtator, ora 17:00 Stërvitje
5 shtator, ora 11:00 Stërvitje
6 shtator, ora 19:00 Stërvitje – Baku
7 shtator, ora 18:00 ndeshja Azerbajxhan – Kosovë
8 shtator, ora 14:00 Rixhenerim
9 shtator, ora 19:00 Stërvitje – Prishtinë