Sot më 9 janar Federata e Futbollit e Kosovës në hotel “Emerald” me një cereomoni ka bërë shpalljen e Laureatëve për vitin 2015, ku ishin të pranishëm shumë personalitete të larta nga jeta politike e sportive e Kosovës, kryetarë e përfaqësues të federatave mike dhe mysafirë të shumtë.
Të pranishmit i ka përshëndetur dhe u ka uruar mirëseardhje kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri, i cili në fjalën e tij theksoi: ”Janë çaste përmbledhëse, kur analizojmë rezultatet e një viti, por i cili për ne , për fat të keq, na la jashtë dy instancave kryesore të futbollit botëror! Pra, edhe një vit i sakrificave dhe i mundimeve të mëdha, që mjerisht nuk varet vetëm nga nga ne, por nga faktorë të ndyshëm mbi të gjitha nga reflektimet plotike. Në aspektin futbollistik mendoj se i mundëm rivalët, të cilët po e kundërshtojnë pranimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, sepse, ne po luajmë dhe po ndërtojmë të ardhmen e futbollit tonë, duke grumbulluar talentët dhe duke mbajtur gjallë shpresën dhe faktin e pamohushëm se Kosova meriton FIFA- n dhe UEFA-n! Për këtë kemi premtime të mëdha! Në këtë drejtim i gjithë potenciali, angazhimi, duke mos e përjashtuar asnjë anëtarë të Komitetit Ekzekutiv, asnjë pjesëtarë të Federatës, asnjë futbollist apo klub, ishte dhe mbetet përkrahje e fuqishme e lobimit të drejt pranimit me ç’rast në ndërkohë janë krijuar alenaca të forta! Për gjithë vitin, gjithandej Evropës dhe më larg, kemi vizituar njerëz të ndikimeve e profileve të ndryshme, për ndihmën që na duhet me rastin e votimit për pranim! Jam i bindur se këtë punë e kemi bërë mirë me bashkëpunëtorë të brendshëm dhe të jashtëm, ndërsa turbulencat në FIFA e në UEFA nuk do të ndikojnë në shqyrtimin dhe në marrjen e vendimit për pranimin e Kosovës! Edhe për këtë gjë kemi marrë premtime! Federata, Komiteti Ekzekutiv, bashkëpunëtorët e shumtë, nuk janë vetëm, ata kanë krah të fortë ministrinë, shtetin dhe donatorë e sponsorë të tjerë, për ç’gjë i falënderoj për ndihmën, këshillat, sugjerimet që na krijuan strategjinë e fortë për t’i eliminuar kundërshtarët tanë. Të nderuar, mysafirë, zonja dhe zotërinj, e di që jemi në fund të tunelit, dritën po e shohim, por deri në frymën e fundit bashkë me të gjithë JU do të realizojmë edhe këtë synim, se realizuam edhe shumëçka tjetër! Unë kam besimin tuaj, siç e keni ju besimin tim. Nuk do të ndalemi bashkë në FIFA dhe UEFA”.
Në vazhdim të ceremonisë filloi edhe ndarja e mirënjohjeve dhe çmimeve për laureatët e vitit 2015.
Të shpërblyerit:
”Mirënjohje për kontribut të veçantë”
- MKRS
- Raiffeisen Bank
- AIR Prishtina
- Vala
- Policisë së Kosovës
- Hotel Emerald
- Digit Alb
Mirënjohjet për ” kontributin e dhënë futbollit Kosovar”
- Thord Gripp
- Hysni Maxhuni
- Arsim Fehmiu
- Ilaz Sina
- Abaz Kosumi
- Bajram Krasniqi
- Xhevdet Gashi
- Luan Prekazi
- Bajram Neziri
- Fatmir Kuqi
Mirënjohje – Gazetari Sportive:
- SHGSPK
Mirënjohje – Post Mortum:
- Hamdi Tovërlani
- Gani Ajeti
- Shaban Hajrullahu
- Masar Shala
- Bajram Bardhi
- Jahë Mulliqi
- Fehmi Prapashtica
- Sadri Hyseni – Ferizaj
- Fatmir Sopa – Lepenci
“Për vepër jetësore”
- Ajet Shosholli
- Shinasi Berisha
Mirënjohje – Punëtori sportiv i vitit:
- Ekrem Elshani (KF Feronikeli)
Mirënjohje – Punëtori sportiv nga diaspora:
- Ali Shen
FUTSAL
- Lojtari më i mirë: Ramadan Alaj (FC Liburni) Gjakovë
FUTBOLLI I FEMRAVE
- Futbollistja më e mirë: Qendresa Krasniqi (KFF Hajvalia)
- Topdyshja – Zelfije Bajramaj (KFF 13 Qershori)
- Toptreshja – Diellza Musaj (KFF Mitrovica)
Klubi më Fair Play: “ Drenica” Skenderaj
Klubi më i mirë për vitin 2015: Feronikeli
Gjyqtari më i mirë i vitit 2015: Genc Nuza (3.95)
Trajneri më i mirë i vitit 2015: Gani Sejdiu
Golashënuesi më i mirë i vitit: Blerand Kurtishaj – 14 gola
Futbollisti i ri me perspektivë: Malsor Ajeti
Top 11-shja e vitit 2015 :
- Granit Kolshi (Feronikeli)
- Arber Prekazi (Hajvalia)
- Fidan Hasani (Gjilan)
- Liridon Leci (Hajvalia)
- Besnik Krasniqi (Gjilan)
- Taulant Dajaku (Drenica)
- Argjent Mustafa (Trepça 89)
- Behar Maliqi (Feronikeli)
- Benjamin Emini (Llapi)
- Kastriot Rexha (Besa)
- Blerand Kurtishaj (Trepça 89)