perfaqesuesjastervitje1Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbajtur sot seancën e dytë stërvitore nën drejtimin e përzgjedhësit Albert Bunjaki. Mungesa e vetme në këtë stërvitje ka qenë Enis Alushi, i cili do të mbrrijë sot në orët e pasditës. Edhe në seancën e sotme entuziazmi tek futbollistët ishte i madh para ndeshjes miqësore me Shqipërinë, që luhet nesër në orën 14:00, në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë.
Deklaruan pas stërvitjes:
albertbunjakiAlbert Bunjaki: Përafërsisht e di përbërjen me të cilën do ta nisë ndeshje, por e kam pritur edhe stërvitjen e sotme për t’i qartësuar disa gjëra.Në mbrëmje do të diskutojmë me shtabin teknik edhe për disa detaje, ngase po mundohemi ta mbajmë kualitetin e ekipit për 95 minuta, në mënyrë që edhe ndërrimet që do të bëhen të jenë të kombinuara, duke pasur parasysh se i kemi disa lojtarë të rinj dhe disa që ende duhet me e njohur më mirë njëri-tjetrin. Por është mirë kur ke konkurrencë dhe ke mundësi të zgjedhësh. Jam i kënaqur me atë çfarë kanë treguar lojtarët në këto dy stërvitje dhe çdo lojë që e bëjmë jemi më kompakt, mësojmë prej gjërave të mirave, mësojmë prej gabimeve, sidomos kur luajmë kundër një skuadre si Shqipëria, e cila e ka skuadrën më të fortë në histori të saj.
 
Leart Paçarada: Presim një lojë të mirë me shumë shikues. Jemi të lumtur që do të luajmë me Shqipërinë, por ne hyjmë për fitore si në çdo ndeshje. Besoj që ka me qenë një lojë  me nivel të lartë. {shtë një lojë që dhuron shumë emocion, pasi deri më tash nuk e kemi luajtur asnjë ndeshje të tillë.
 
Fanol Perdedaj: Të gjithë lojtarët jemi të lumtur që do ta luajmë këtë ndeshje. {shtë një lojë emocionuese dhe që do ta mbajmë gjatë në mend. Ishalla bohet lojë e mirë dhe i kënaqim tifozët, që besoj se do të jenë të shumtë. Për këtë ndeshje është folur shumë edhe në Gjermani dhe besoj se nuk do t’i zhgënjejmë me lojë.
perfaqesuesjastervitje