21 gusht, 2022 – Skuadra kampione në fuqi e Kosovës, EP-Com Hajvalia ka marrë pjesë në garat e raundit të parë të Ligës së Kampionëve për femra, që janë mbajtur në Holandë. Në ndeshjen gjysmëfinale të Grupit 8, që u zhvillua të enjten, vashat e udhëhequra nga Suad Keqi pësuan humbje të thellë nga skuadra favorite, Benfica, me rezultat 9:0. Ndërkaq, sot, kampionet tona në ndeshjen për vendin e tretë shënuan fitore bindëse ndaj kampiones së Moldavisë, Agarisa Anenni Noi, me rezultat 7:0. Fortesa Berisha ka shënuar katër gola , derisa nga një gol e kanë realizuar Fatlinda Ramaj, Feride Kastrati dhe Qëndresa Krasniqi. Në finale të grupit do të takohen Twente dhe Benfica, e ku skuadra fituese do të avancojë tutje në raundin e dytë.