22 maj, 2022 – Skuadra EP-Com nga Hajvalia është kurorëzuar me titullin e kampionit në Ligën e Parë të femrave. Në ndeshjen e fundit të edicionit kjo skuadër ka shënuar fitore bindëse ndaj Lirisë së Prizrenit me rezultat 5:0. Në fund trofeun e kampionit kapitenes së ekipit ia ndau Vjollca Krasniqi, kryetare e Komisionit për futbollin e femrave dhe njëherësh anëtare e KE të FFK-së.