Ferizaj shkëputi një pikë në MitrovicëPrintE-mail
2013-09-13
Ndeshja e hapëse e javës së 5-të në Raiffeisen Superligë, ndërmjet Trepçës dhe Ferizajt, që u zhvillua, të premten pasdite, në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, është mbyllur me rezultat të barabartë 2:2.Pas këtij barazimi Ferizaj është ngjitur së paku përkohësisht në krye të renditjes, me 8 pikë, aq sa ka edhe Llamkos Kosova, derisa Trepça renditet në pozitën e tetë me 5 pikë. Ferizajasit e nisën më mirë ndeshjen dhe pas 13 minutash lojë krijuan epërsi prej dy golave nëpërmjet shënuesit të dyfishtë, Shkumbin Salihu (11′ e 13′). Mirëpo, mitrovicasit reaguan shpejt dhe fillimisht e ngushtuan epërsinë me golin e Florent Sejdiut (35′), kurse më pas në minutën e 62-të arritën të barazojnë shifrat nëpërmjet Daut Maxhunit. Të shtunën zhvillohen tri ndeshje tjera, në të cilat takohen: Hysi-Trepça’89, Llamkos Kosova-Fushë Kosova dhe Drenica-Besa, derisa të dielën luhen dy sfidat e fundit, Drita-Prishtina dhe Hajvalia-Feronikeli.