vokrri
Sot më 15 janar në hotel “Emerald”, Federata e Futbollit e Kosovës mbajti Kuvendin zgjedhor, ku morën jesë 56 nga 59 delegatë sa numëron Kuvendi i FFK-së. Punimet e Kuvendit i udhëhoqi sipas statutit sekretari i përgjithshëm i FFK-së, z. Eroll Salihu dhe Kuvendi zgjodhi trupat punuese. Në kuvendin zgjedhor ishin të pranishëm, nga FSHF-ja z. Vasilo Bici dhe Sylejman Demollari, presdidenti i KOK-ut z. Besim Hasani, shumë kryetar të federatave si dhe përfaqësuesit e MKRS-së. Kuvendin në emër të FSHF-së e përshendeti edhe z. Vasil Bici, i cili tha se ndjehet jashtëzakonisht mirë në mesin e legjendave të futbollit të Kosovës, duke ritheksuar edhe njëherë bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy federatave. Meqenëse të gjitha Lidhjet Rajonale të Futbollit i kishin dhënë mbështetje kryetarit aktual z. Fadil Vokrri, kuvendi zgjdhor vendosi që meqë ishte vetëm një kandidat të votohet me aklamacion për kryetarin Fadil Vokrri dhe e njëjta gjë u bë ëdhe me zgjdhjen e anëtarëve të KE të FFK-së, Agim Ademi, Bekim Haxhiu, Prederag Joviç, Vjollca Krasniqi, Bakir Burri, Xhelal Broja, Luan Vokshi, Murat Hoxha, Agim Maloku, Iljaz Mjaku. Në ekspozenë e vet kandidati për kryetar i FFK-së kryetari aktual Fadil Vokrri edhe njëherë ka bërë një rikapitulim të punës dhe angazhimit të tij gjatë mandatit të kaluar, duke përmbushur pothuajse të gjitha premtimet dhe synimet e vëna si prioritete, riorganizimi i klubeve, krijimi lehtësirave për klube duke i liruar nga kotizimet, gjetja e shumë sponsorëve, bashkëpunimi me MKRS, themelimi i qendrës për edukimin e trajnerëve, gjyqtarëve dhe administratorëve. “Kemi vënë kontakte dhe bashkëpunim zyrtar me dy institucionet UEFA dhe FIFA si dhe kemi aplikuar për pranim, ndërkaq që vetëm pritet finalizimi i anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, që mbetet detyra kryesore e jona. Përgatitja e të gjitha ekipeve përfaqësuese dhe klubeve për gara ndërkombëtare. Lirimi i mëtejmë i klubeve nga kuotizimet dhe përgatitja e tyre për plotësimin e kritereve të kërkuara nga UEFA dhe FIFA. Përmirësimi i infrastrukturës në futboll dhe ndërtimi i një stadiumi nacional në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës duke bashkëpunuar me MKRS. Do të vazhdojmë presionin në organet e shtetit që të miratojnë Ligjin për sponsorizim. Po ashtu do të vazhdojmë me edukimin efikas dhe profesional të trajnerëve, gjyqtarëve, administratorëve me standardet evropiane. Funksionalizimi i plotë i Lidhjeve rajonale të Futbollit si dhe detyra dhe obligime tjera që dalin nga fushëvreprimtaria jonë”, ka theksuar Vokrri.
kuvendizgjedhor
komitetiekzekutiv
kuven1
meritamysafiret vokrridemollari
kuvend2 kuvend3 kuvend4