9 maj, 2021 – Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Betim Fazliji ka luajtur sot në ndeshjen e kampionatit zviceran që skuadra e tij St. Gallen e humbi ndaj Sionit, me rezultat 3:0. Dardani ynë u ndëshkua brenda 7 minutash me dy kartonë të verdhë, duke e lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak që nga minuta e 55-të. Ai u përjashtua pasi si lojtar i fundit e shkaktoi një faull ndaj lojtarit kundërshtar. Për 55 minutat e luajtura në këtë ndeshje, Fazliji nga faqja e specializuar e statistikave “SofaScore” u vlerësua me notën 5.5. Pas kësaj humbje skuadra e Fazlijit rrezikon mbetjen në elitën e futbollit zviceran.