Kampioni në fuqi dhe lideri aktual në renditjen e Albi Mall Superligës, FC Ballkani nga Suhareka është shpallur “Klubi më i mirë i vitit” në ceremoninë “Laureatët 2023”. Ky çmim i ka takuar me plotë meritë klubit nga Suhareka, i cili edhe sivjet na ka bërë krenar me paraqitjet e tij në arenën evriopiane. Përveq titullit kampion, Ballkani ka treguar rezultate tejet të mira edhe në garat evropiane, ku për të dytin vit radhazi ka arritur të marrë pjesë në fazën e grupeve në UEFA Conference League. Çmimin për përfaqësuesin e këtij klubi e ndau Mirsad Çollakun anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

Ndërkohë, skuadra nënkampione, Drita është shpallur “Klubi më ‘Fair-Play’” në Gala Mbrëmjen “Laureatët 2023”. Drita përveç paraqitjeve të mira gjatë këtij viti ka rezultuar edhe klubi më i disiplinuar në Superligën e Kosovës në futboll. Drita ka qenë klubi me më së paku inicime disiplinore dhe pa asnjë karton të kuq direkt. Këtë çmim për përfaqësuesin e FC Drita e ndau Naser Ajeti, anëtar i Komitetit Eksekutiv të FFK-së.