6 qershor 2021 – Liqeni është shpallur kampion i Kosovës në futsall. Skuadra nga Drenasi e ka mposhtur Liburnin edhe në ndeshjen e dytë finale të “play-off”-it, me rezultat 4:1. Ndeshja u zhvillua ne palestrën “Hysni Jetullahu” në Drenas, e ku pas një loje interesante triumfuan vendasit. Gjakovarët kaluan të parët në epërsi në minutën e 8-të, me golin e Drilon Maxharrajt, por epërsia e tyre zgjati vetëm 3 minuta, kur në skenë doli 3-shja kolumbiane. Së pari Camilo Sanchez barazoi shifrat, derisa më pas i njëjti lojtar e kaloi Liqenin në epërsi, në minutën e 16-të. Në pjesën e dytë e menaxhoi mjaft mirë lojën, derisa falë treshes kolumbiane, arriti të shënojë edhe 2 gola të shpejtë nëpërmjet Shqipron Brahimit dhe Yulian Diaz, për rezultatin 4:1. Kujtojmë që FC Liqeni arriti ta fitojë titullin kampion në vitin e parë të tij në Superligë. Po ashtu, kjo skuadër e ka fituar edhe Kupën e Kosovës. Në fund medaljet i ndan Arben Simitçiu përzgjedhës i Kombëtares në futsall, Arben Zhjeqi, koordinator i futsallit dhe Hysni Gjinovci komisar i Garave, ndërsa kupën e dorëzuan kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe kryetari i Komisionit të Futsallit, Haki Xhemajli.