7 korrik, 2021 – Skuadra kampione e Kosovës në futsall, FC Liqeni, ka mësuar sot kundërshtarët për raundin preliminar në Ligën e Kampionëve. Skuadra nga Drenasi do të bëjë pjesë në Grupin H, ku janë të përfshirë edhe kampioni i Gjermanisë, TSV Weillimdorf Futsal, kampioni i Anglisë, London Helvecia Futsal Club dhe kampioni i Turqisë, Tavsancali SK. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në muajin e ardhshëm në Gjermani, teksa fituesi i grupit kalon tutje në “Main Round”.