11 maj, 2024 – KFF Ulpiana 1992 është kurorëzuar me titullin e kampionit në Ligën e Parë në konkurrencën e vajzave. Ceremonia e ndarjes së trofeut dhe medaljeve për futbollistet e Ulpianës 1992 u organizua në nga Federata e Futbollit e Kosovës pas ndeshjes së javës së 21-të, Ulpiana 1992 – Intelektualet (4:1). Trofeun dhe medaljet për vashat lipjanase i ndanë Vjollca Krasniqi, anëtare e KE të FFK-së dhe Agron Shosholli, anëtar i Komisionit të Garave për ligat e vajzave.