13 nëntor, 2017 – Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Azerbejxhanit kanë shtruar sonte darkë të përbashkët për delegacionin e FFK-së në përbërje Bakir Burri e Xhelal Broja, anëtarë të KE-së, Michael Nees drejtor teknik dhe Zgjim Sojeva, menaxher i ekipit U21, si dhe delegatin e FIFA-s nga Hungaria. Gjatë kësaj darke u bisedua për ecurinë e futbollit në të dyja vendet dhe për bashkëpunim në të ardhmen, derisa në fund u shkëmbyen edhe dhurata.