23 maj, 2018 – Feniksi dhe Liburni do të ballafaqohen në finale të garave të “play-off”-it në Superligën e Kosovës në futsall. Skuadra nga Drenasi, Feniks, pas fitores në ndeshjen e parë kundër Prishtinës, 6:2, ndeshjen e dytë e fitoi me rezultat zyrtar. Ndërkaq, Liburni pas fitores në ndeshjen e parë 3:2 kundër Besës në Gjakovë, në duelin e dytë fitoi 4:2 në Pejë. Ndeshja e parë finale ndërmjet Feniksit dhe Liburnit, dy skuadrave që e kanë mbizotëruar këtë sport në vitet e fundit në vendin tonë, do të luhet të premten, më 25 maj, në Drenas, në orën 21:00.