Feniksi17 gusht, 2016 – Skuadra kampione e Kosovës në futsall, Feniksi nga Drenasi, ka debutuar me fitore në garat evropiane në UEFA Futsal Cup. Kampionët e Kosovës në ndeshjen e parë në kuadër të fazës preliminare në Grupin H, e kanë mposhtur skuadrën angleze, Oxford Lions, me rezultat 3:2, duke lënë gjurmë edhe në futsallin evropian. Golat për Feniksin i shënuan Azem Brahimi (12′), Narcis Alibegu (15′) dhe Marcelo (35′), derisa për anglezët shënuan Antonito (11′) dhe David Parente (27′). Ndeshjen e radhës Feniksi e zhvillon, nesër, në orën 20:30, kundër skuadrës nga Andora, Encamp, skuadër kjo e cila është nikoqire e ndeshjeve të këtij grupi. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të këtij grupi që po ashtu u zhvillua sonte, ASA Tel Aviv shënoi fitore kundër Encamp, me rezultat 2:1. Feniksi është në mesin e 32 skuadrave që paraqiten në fazën preliminare, ku vetëm fituesit e grupeve kalojnë në fazën e kualifikimeve për raundin elit.