20 gusht, 2016 – Skuadra e Feniksit e ka kaluar me sukses të plotë fazën paraeliminatore në UEFA Futsal Cup, duke shënuar tri fitore në po aq ndeshje në Grupin H. Në ndeshjen e fundit në grup, Feniksi shënoi fitore kundër Tel-Avivit, me rezultat bindës 6:0, me golat e shënuar nga Marcelo, Rodek (het-trik), Belej dhe Agon Ramadani.
Këssisoj, Feniksi e mbylli grupin me 9 pikë, duke lënë mbrapa Oxfordin e Anglisë, Tel-Avivin e Izraelit dhe Encampin e Andorës, për t’u kualifikuar me meritë në fazën e ardhshme të kësaj gare, që padyshim është një sukses i madh i futsallit kosovar.