futsall1Feniksi nga Drenasi dhe Liburni nga Gjakova, do të ballafaqohen në finalen e Kupës së Kosovës në futsall. Në gjysmëfinale Liburni e mposhti Junikun, me rezultat 8:6, derisa Feniksi ishte më i mirë se Prishtina, të cilën e mposhti 4:2. Finalja e Kupës së Kosovës në futsall, do të zhvillohet, të martën, më 16 shkurt, në orën 17:00, në Palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.