trepca89-ferizaj2Skuadra e Ferizajt ka shënuar fitore në Mitrovicë në duel me Trepçën’89, me rezultat 1:0. Kjo fitore i ka shërbyer ferizajasve për t’u ngjitur në pozitën e parë të renditjes së Raiffeisen Superligës, pas javës së 10-të, me pikë të njëjta me Llamkos Kosovën dhe Hysin. Golin e fitores për Ferizajn e shënoi Shkumbin Salihu, në minutën e 86-të me një gjuajtje nga 18 metra pas asistimit të mrekullueshëm të Astrit Fazliut nga mesi i fushës. Drenica ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive, duke e rrëmbyer një pikë në Merdar në duel me Hysin (1:1), edhe pse ishte shumë afër fitores. Granit Arifaj e kaloi Drenicën në epërsi, në minutën e 13-të, por llapjanët arritën të barazojnë shifrat me golin e shënuar nga Përparim Livoreka, në kohën shtesë. Pa fitues dhe me rezultat identik si në Merdar (1:1) u mbyll edhe ndeshja në Skenderaj ndërmjet Feronikelit dhe Fushë Kosovës. Edhe në këtë përballje mysafirët ishin shumë afër fitores, pas golit të Krasniqit, në minutën e 88-të, por në kohën shtesë skuadra nga Drenasi arriti të barazojë shifrat nëpërmjet Haxhi Shalës. Ndërkohë, fitoren e vetme si vendase në ndeshjet e zhvilluara të dielën e shënoi Hajvalia, e cila e mposhti Trepçën, me rezultat 1:0, me golin e Erdin Hashanit, në minutën e 46-të.
 
REZULTATET E NDESHJEVE
Raiffeisen Superliga
Java e 10-të, më 11/12/13.10.2013
Drita-Llamkos Kosova 3-0
Prishtina-Besa 3-0
Trepça 89 – Ferizaj  0-1
Hysi – Drenica            1-1
Feronikeli – Fushë Kosova 1-1
Hajvalia – Trepça   1-0
Liga e Parë
Java e 9-të, 12/13.10.2013
Liria-Vëllaznimi 1-2
Llapi-Dukagjini 2-0
KEK-u-Kosova (P) 8-0
Ulpiana-Rilindja 2-1
Ramiz Sadiku –Istogu 0-0
Deçani-Lepenci 0-1
Gjilani-Flamurtari 3-1
2 Korriku-Ballkani 3-0
Superliga Juniorët
Java e 9-të, 12/13.10.2013
2 Korriku-Gjilani 4-2
Trepça 89-Drenica 2-0
Ramiz Sadiku-Llapi 0-1
Fushë Kosova-Prishtina 1-1
Besa-Flamurtari 2-2
Vëllaznimi-Rilindja 1-1
Kosova (V)-Drita, nuk u zhvillua ekipi mysafir nuk ka udhëtuar në ndeshje
Hysi-Feronikeli, e hënë
Liga e Dytë, grupi ”A”
Java e 7-të, 12/13.10.2013
Vicianumi-Luftëtari 1-1
Drini-18 Korriku 2-0
Artakolli-Arbneshët 8-1
Rahoveci-Behari 4-1
Liria-Besa 1-1
Minatori-Lugu i Baranit 1-0
Opoja-Rilindja e Kosovës 0-1
Liga e Dytë, grupi ”B”
Java e 7-të, 12/13.10.2013
Vllaznia (P)-Ardhmëria 5-2
Vitia-Kaolini 3-3
Besëlidhja-Studenti 3-2
Rinia-Tefik Çanga 1-0
Kamenica-Vjosa-nuk u zhvillua, ekipi mysafir nuk ka udhëtuar në ndeshje
Kastrioti-Pasjane 011, nuk u zhvillua, ekipi mysafir nuk ka udhëtuar në ndeshje
Bashkimi-Gallaksia, e hënë.
Liga e Parë, juniorët
Java e 6-të, 12/13.10.2013
Lepenci-KEK-u 0-1
Bardhi-Gjakova 4-3
Dragash sport-Ferizaj 0-10
Prizrenspor-Trepça 1-2
Hajvalia e Liria, pushuan.