4 nëntor, 2023 – Sot është zhvilluar një ndeshje në kuadër të javës së 13-të në Albi Mall Superligë. Feronikeli 74 dhe Malisheva kanë barazuar pa gola në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. Edhe pse të dyja palët patën raste të shumta shënimi, nuk arritën të gjejnë golin. Madje, Feronikeli 74 pati mundësi të shënojë nga penalltia, por gjuajtjen e Jakup Berishës nga 11-metërshi e priti Flamur Gashi. Për Feronikelin 74 ky ishte barazimi i dytë në katër ndeshjet e fundit.