13 prill, 2018 – Sot është zhvilluar ndeshja hapëse e javës së 27-të në Vala Superligën e Kosovës ndërmjet Gjilanit dhe Feronikelit, e cila u mbyll pa fitues dhe pa gola. Feronikeli pati më shumë nga loja, por nuk arriti të gjejë golin. Kësisoj, skuadra nga Drenasi regjistroi barazimin e tretë me radhë nën drejtimin e Sulejman Starovës, derisa Gjilani merr një pikë të rëndësishme për të qëndruar larg zonës së barazhit.