kf-feronikeliSkuadra kampione në fuqi, Feronikeli ka shënuar fitore shumë të vështirë, por tepër të rëndësishme në ndeshjen e përmbyllëse të javës së 9-të në Raiffeisen Superligë. Deri te fitorja e gjashtë në këtë edicion Feronikeli arriti në duel me Besën, në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, me rezultat 2:1. Vendasit kaluan në epërsi në minutën shtesë të pjesës së parë, me golin e Mendurim Ollurit, me gjuajtje me kokë. Pejanët i barazuan shifrat në minutën e 76-të, me golin e Kastriot Rexhës. Megjithatë, tri pikë të rëndësishme për Feronikelin i siguroi Fidan Gërbeshi, me goline  shënuar me kokë pas harkimit të Mentor Zhdrellës, në minutën e tretë shtesë.