21 prill, 2018 – Sot janë zhvilluar du ndeshje në kuadër të javës së 28-të në Vala Superligë. Gjilani ka shënuar fitore të rëndësishme para tifozëve të vet, duke e mposhtur skuadrën kampione në fuqi, Trepçën’89, me rezultat 2:0. Golat për skuadrën gjilanase i shënuan Gëzim Rusi, në minutën e 26-të dhe Betim Haxhimusa, në minutën e 60-të. Në ndeshjen tjetër, Feronikeli ka barazuar sërish para tifozëve të vet, kësaj radhe kundër Lirisë, me rezultat 0:0. Skuadra nga Drenasi këmbënguli më shumë për të gjetur golin, por nuk arriti të finalizojë me sukses asnjërin prej mundësive të krijuara, megjithëse në minutat shtesë Qemail Elshani e qëlloi shtyllën pingule. Për Feronikelin ky është barazimi i pestë radhazi, prej të cilave madje katër i ka pa gola.