Ka nisur sot edicioni i ri në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll. Besa ka shënuar fitore kundër Hajvalisë, në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, me rezultat 1:0, me golin e Donald Sheqerollit, në minutën e 66-të.
Ndërkohë, Feronikeli ka shënuar fitore në kryeqytet në përballje me Prishtinën, me rezultat 1:0. Golin e fitores për kampionin në fuqi e shënoi Mevlan Zeka, në minutën e 63-të, duke përfituar nga një moskordinim i repartit të mbrojtjes së Prishtinës.