6 maj, 2017 – Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 29-të në Vala Superligë, ku fitoreve iu gëzuan skuadrat vendase. Feronikeli ka shënuar fitore me rezultat bindës kundër Besës, me shifrat 4:1. Labinot Osmani e kaloi Feronikelin në epërsi në minutën e 15-të. Diar Prokshi në minutën e 45-të e dyfishoi epërsinë në 2:0. Feronikeli vazhdoi me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, duke shënuar edhe dy gola tjerë. Fillimisht Mevlan Zeka e ngriti epërsinë 3:0 në minutën e 60-të, derisa Yll Hoxha shënoi në minutën e 79-të, pasi paraprakisht Fatih Karahoda, shënoi golin e nderit për Besën në minutën e 72-të. Fitore të lehtë ka shënuar edhe Drenica, që e ka mposhtur Hajvalinë, me rezultat 4:0. Golat për Drenicën i shënuan Taulant Dajaku (46’), Granit Arifaj (47’, 90’) dhe Kushtrim Lushtaku (85’).
Vala Superliga
Feronikeli-Besa 4-1
Drenica-Hajvalia 4-0
Liga e Parë
Ramiz Sadiku – Vitia 2-1
Flamurtari – Fushë Kosova 1-0
Ulpiana – Deçani 3-1
Ballkani – Istogu 3-2
KEK-u – Rahoveci 2-1
Liga 2, Grupi A
Lugu i Baranit – Rilindja e Kosovës 2-0
Uv Malisheva – Australia 2-1
Liga 2, Grupi B
Lepenci – Xërxa 5-1
Superliga Juniorët
Besa – 2 Korriku 4-3
Vushtrria – Vëllaznimi 1-3
Llapi – Hajvalia 3-1
Gjakova – Drenica, nuk u zhvillua
Liga e Kadetëve
Besa – Trepça’89 0-1
Liria – Feronikeli 1-1
Trepça – Drenica 0:3