11 qershor, 2019 – Kampioni i Kosovës, Feronikeli dhe nënkampioni, Prishtina, kanë mësuar sot kundërshtarët e tyre për ndeshjet paraeliminatore për Ligën e Kampionëve, përkatësisht Ligën e Evropës. Skuadra nga Drenasi në gjysmëfinale të turneut paraeliminator që do të mbahet në Kosovë do të luajë me kampionin e Gjibraltarit, Lincoln Red Imps, derisa në gjysmëfinalen tjetër do të takohen Tre Pennes nga San Marino dhe Santa Colomas nga Andora. Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 25 qershor, derisa ndeshja finale që e siguron një vend në kualifikimet për Ligën e Kampionëve luhet më 28 qershor.  Ndërkaq, Prishtina në rrethin paraeliminator të Ligës së Evropës do të ballafaqohet me klubin nga Gjibraltari, St. Josephs. Ndeshjen e parë Prishtina e zhvillon më 27 qershor, derisa atë të kthimi më 4 korrik.