screenshot_20161011-15431111 tetor, 2016 – Skuadra e Feronikelit ka shënuar fitoren e pestë në këtë edicion. Në ndeshjen parë të javës së 8-të në Vala Superligë, që u zhvillua sot në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, Feronikeli e mundi Dritën, me mjaft vështirësi, me rezultat 1:0. Edhe pse dominoi gjatë tërë ndeshjes skuadra e drejtuar nga Afrim Tovërlani golin e fitores e arriti vetëm në minutën e 76-të, kur Mark Milicaj shënoi pas asistimit të Bujar Shabanit. Paraprakisht futbollistët e Feronikelit patën edhe shumë raste tjera të volitshme për të shënuar, por nuk ishin sa duhet të konkretizues, madje në minutën e 53-të Blerand Kurtishajt golin ia mohoi shtylla. Pas kësaj fitoreje Feronikeli ngjitet në kuotën e 15 pikëve.