Sot janë zhvilluar tri ndeshjet e javës së 33-të (të fundit) në Raiffeisen Superligë. Feronikeli pësoi humbje në duel me Dritën, me rezultat 1:3. Kësisoj, skuadra nga Drenasi do të luajë në barazh krahas Trepçës për të siguruar mbetjen në elitë.
Mysafirët kaluan në epërsi përmes Shqiprim Kelmendit në pjesën e parë, teksa në pjesën e dytë gjilanasit shënuan edhe dy gola të tjerë përmes Bujar Shabanit (78’) dhe Alban Rexhepit (84’). Golin e vetëm të vendasve e shënoi Liridon Zariqi (80’).
Kësisoj, Feronikeli mbetet në pozitën e nëntë në renditje me 41 pikë dhe do të jetë skuadra e cila do të përballet me skuadrën nga pozita e katërt në Ligën e Parë në përballjet e barazhit.
Hajvalia e mbylli me fitore këtë edicion, duke e mposhtu Drenicën, me rezultat 3:2.
Genc Hamiti (28’) dhe Fillim Guraziu (34’ dhe 75’) shënuan golat e kësaj fitoreje të Hajvalisë, teksa për mysafirët shënuan Qemail Elshani (42’) dhe Granit Arifaj (70’).
Ndërkohë, Besa ka arritur të shënojë fitore minimale në udhëtim ndaj skuadrës së Trepçës, me rezultat 1:0. Kjo e fundit e mbylli edicionin në pozitën e 10-të dhe do të luftojë me skuadrën e renditur në pozitën e tretë në Ligën e Parë për t’iu shmangur barazhit.
Golin e vetëm të kësaj fitoreje të Besës e realizoi Egzon Gashi pas një depërtimi tejet të mirë në minutën e 64-t.
Rezultatet
Raiffeisen SUPERLIGA, Java e 33-të
Hajvalia-Drenica 3-2
Feronikeli-Drita 1-3
Trepça-Besa 0-1
LIGA E PARË, Java e 30-të:
Dukagjini-Lepenci 2-1
Istogu-Liria 1-0
KEK-u-Ulpiana 2-3
Ballkani-Vëllaznimi 0-0
R.Sadiku – Deçani 1-3
2.Korriku-Llapi 2-1
Kosova(p)-Gjilani 0-1